Arkivi

TË ARRITURAT KRYESORE TË MINISTRISË SË INDUSTRISË, NDËRMARRËSISË DHE TREGTISË GJATË VITIT 2022

Prishtinë, 16/01/2023

​​​​Për herë të parë në periudhën e pas-pavarësisë, është bërë zhvillimi i një politike të veçantë industriale. Vendimi për analizat e sektorëve industrial dhe hartimi i Strategjisë për Zhvillim Industrial dhe Mbështetje te Biznesit 2030, u nxit nga të kuptuarit se zhvillimi industrial është kritik për transformimin gradual të Kosovës, në një ekonomi me të ardhura më të larta dhe përmirësimin e mirëqenies socio-ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

📍 Hartimi i Strategjisë për Turizmin 2030, me një qasje dhe zgjidhje strategjike dhe sistematike, për të mundësuar zhvillimin e turizmit kulturor dhe natyror në baza konkurruese dhe me ndikim në zhvillimin socio ekonomik dhe rritjen e punësimit.

📍 Lansimi i Negociatave për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shteteve të EFTA-s (Zvicra, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda), me dy raunde të negociatave në fusha të ndryshme, në të cilat palët do të kenë bashkëpunim më të madh ekonomik me marrëdhënie tregtare preferenciale dhe e dobishme për të gjithë.

Raundi i parë dhe i dytë i negociatave të zhvilluara gjatë këtij viti, u zhvilluan me një frymë të mirë, në fushat e tregtisë së mallrave dhe në vijim të negociatave të ardhshme edhe shërbimet e sektorëve të caktuar.

📍 Lansimi i Negociatave për Marrëveshjen për Pjesëmarrje në Programin e Tregut të Përbashkët, program ky që synon fuqizimin e mbikëqyrjes së tregut të brendshëm, përmirësimin e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, në standardizime evropiane, në fushën e mbrojtjes së konsumatorit dhe sigurisë së produkteve, në zinxhirët e industrisë së ushqimit, dhe në rritjen e kualitetit të statistikave. Negociatat janë përfunduar dhe marrëveshja pritet të nënshkruhet në vitin e ardhshëm.

📍 Rritja e rezervës shtetërore për produktet bazike si: gruri, vaji, sheqeri dhe nafta, me 1600% rritje prej viteve të kaluara;

📍 Plotësimi i kornizës ligjore me 12 ligje të miratuara në Kuvend dhe 25 udhëzime administrative, që kontribuojnë në mirëfunksionimin e tregut, lehtësimin e të bërit biznesit dhe zhvillimin e konkurrueshmërisë në sektorin privat, në harmoni me legjislacionin e BE-së:

📍 Ligji nr. 08/l-018 për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme;

📍 Ligji Nr.08/L-067 për Inspektimet;

📍 Ligji nr. 08/l-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës;

📍Ligji nr. 08/l-021 për Tregti me Jashtë,

📍Ligji nr. 08/l-074 për Turizmin;

📍 Ligji nr. 08/L-075 për Markat Tregtare;

📍Ligji Nr. 08/L-053 për Topografitë e Gjysmëpërçuesve;

📍 Ligji Nr. 08/L-059 për Patentat;

📍Ligji Nr. 08/L-055 për Dizajnin Industrial;

📍 Ligji Nr.08/L-076 Për Mbrojtjen e Sekreteve Tregtare;

📍 Ligji Nr. 08/ L-172 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve;

📍Ligji Nr. 04/L-078 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg;

📍 Projektligji për Mbrojtjen e Konsumatorit (për miratim në Kuvend) ;

📍 Projektligji për Parqet Industriale dhe Parqet Teknologjike (për miratim në Qeveri) ;

📍 Projektligji për Investimet e Qëndrueshme (për miratim në Qeveri) ;

📍 Projektligji për Rezervat e Obligueshme të Naftës (për verifikim financiar në MFPT);

📍 Përmirësimi i infrastrukturës së standardeve dhe cilësisë përmes miratimit të legjislacionit përkatës dhe standardeve të harmonizuara me BE-në, për sigurinë e produkteve dhe standardet për pajisjet;

📍Agjensioni i Pronësisë Industriale me Programin Zhvillimor për Pronën Industriale 2023-2027 dhe me infrastrukturë ligjore të kompletuar plotësisht në harmoni me Aquis të BE-së.

📍Nxjerrja e mbi 190 vendimeve me shqyrtim të kundërshtimeve të Markave Tregtare dhe mbyllja e këtyre rasteve të pa adresuara që nga viti 2013 - nga gjithsejtë 700 lëndë të pa adresuara që nga viti 2013.

📍Republika e Kosovës, për herë të parë në vitin 2022, filloi procesin e regjistrimit dhe shqyrtimit të treguesve gjeografik dhe emërtimeve të origjinës duke filluar shqyrtimin e aplikimeve të pa trajtuara në 10 vjeçarin e fundit, për regjistrimin dhe shpalljen e objekteve të pronës industriale si produkte me tregues gjeografik- emërtimin “Djathi i Sharrit” nga Kosova dhe me emërtim si tregues gjeografik për produkte të origjinës së jashtme Djathi “Gorgonzola” nga Italia dhe “Cognac” nga Franca, si dhe në proces të shqyrtimit, dy aplikacione nga subjektet prodhuese të verërave nga Rahoveci, si produkte me tregues gjeografik të prejardhjes.

📍 Akreditimi i trupave inspektues për taxi metër, si fushë e re gjatë vitit 2022 nga Drejtoria e Akreditimit të Kosovës( me gjithsejt 53 trupa të akredituar);

📍 Tre laborator kalibrues të Agjensionit të Metrologjisë - masë, vëllim dhe presion, të akredituar ndërkombëtarisht, në vitin 2022;

📍Agjensioni i Standardizimit me 501 standarde EN dhe ISO/IEC të miratuara gjatë vitit 2022 dhe 90 standarde të shitura;

📍 Zbatimi i Programit për Eliminimin e Barrierave Teknike në Tregti 2021-2025 (nenet 34-36 TFEU Traktati për funksionimin e Bashkimit Evropian);

📍Transpozimi dhe Zbatimi i Rregullores së BE-së 2019/1020 për Mbikëqyrjen e Tregut dhe Përputhshmërinë e Produkteve dhe Rregullores së BE-së 2019/515 për Njohjen e Ndërsjellë të Mallrave;

📍Krijimi i Pikës së Vetme të Kontaktit për Shërbime (PVK) për sektorët e dixhitalizuar të shërbimeve. Ky proces tani mundëson gjithë komunikimin përmes një dritareje që do të përmirësoj koordinimin e komunikimit ndërinstitucional dhe lehtësoj marrjen e shërbimeve nga qytetarët dhe bizneset që ofrojnë shërbime, duke filluar me sektorin e dixhitalizuar të shërbimeve të audimit;

📍 Reforma në Inspektime, një ndër reformat kryesore në 10 vjeçarin e fundit, që përcakton parimet e inspektimit, me koordinim të mirëfilltë me organet inspektuese në kompetencë te administratës shtetërore dhe komunave, rregullat për koordinimin e veprimtarive të inspektimit dhe procedurën e inspektimit të veprimtarive të inspektimit dhe procedurën e inspektimit;

📍Rritje për 67% e numrit të inspektimeve gjatë mandatit të tanishëm qeverisës, në krahasim me periudhat paraprake, me gjithsej 5432 inspektime tek operatoret ekonomik dhe 2,830 inspektime gjatë vitit 2022;

📍 Siguri në Ndërtim, me mbikëqyrje efektive të produkteve të ndërtimit, për të siguruar cilësinë e ndërtimeve të larta banesore, me ndalim qarkullim në treg armaturën jo cilësore, e cila për 20 vjet pa kontroll ka hyrë në ndërtimet e larta në Kosovë, si dhe me akte nënligjore, vendosje të standardeve dhe kritereve për produktet e betonit për objektet ndërtimore;

📍 Rregullim dhe mbikëqyrje e tregut të produkteve të naftës, pas më shumë se një dekadë, në aspektin e ligjshmërisë, mbrojtjes së konsumatorit, tregtisë, çmimeve dhe cilësisë së produkteve të naftës, kemi një treg të rregulluar në këtë fushë;

📍 Zvogëlim i barrës administrative me thjeshtim të lejeve dhe licencave të produkteve të naftës, me kohëzgjatje në 6 vite, krahasuar me herët në 2 vite;

📍 Ulje e taksës administrative për të gjitha llojet e lejeve dhe licencave, në shumën prej 55 euro për tregtinë me produktet e duhanit dhe për produktet e naftës, gjersa më herët ishte në 500 euro deri në 5000 euro në leje dhe licenca të produkteve të naftës dhe 5000 euro deri në 20,000 euro për tregtinë me produkte të duhanit;

📍 Formalizmi i bizneseve në fushën e tregtisë me naftë dhe derivate të naftës, me 98 % të Operatorëve Ekonomik të pajisur me licenca valide - 700 pika shitëse te karburanteve te produkteve te naftës (në krahasim me vitin 2020 më pak se 50% të Operatorëve Ekonomik të licencuar);

📍 Rritje e kontrollimit të cilësisë së naftës, me gjetje me parregullsi të shumta që ka penguar mbikëqyrjen, rrezikuar cilësinë e produkteve dhe me dëm ndaj buxhetit të shtetit dhe sigurisë publike. Nga 1,974 inspektime të realizuara tek operatorët ekonomik me veprimtarinë e produkteve të naftës ne tregun vendor, duke rezultuar në marrjen e 1,276 mostrave për testim të naftës dhe produkteve të naftës;

📍4 vendime për revokim të licencave për 4 Operator Ekonomik të cilët për shumë vite kishin keqpërdorur licencat e përpunimit, për prodhimin e vajrave të rënda industriale për ngrohje;

📍4 vendime për rregullim të çmimeve të naftës, gjë e cila ka ndikuar në masë të madhe në mbrojtjen e konsumatorëve dhe luftim të praktikave të padrejta tregtare, si pasojë e lëvizjeve të mëdha të çmimeve /inflacionit botëror dhe spekulimeve në treg;

📍Mbyllje e 2 depove qendrore të produkteve ushqimore me qëllim të parandalimit të abuzimit me rritjen artificiale të çmimeve me theks të veçantë të vajit ushqimor (kur çmimi i importit të vajit ushqimor ishte 1.20 euro, kurse në treg te njëjtat produkte te vajit ushqimor mbanin çmimin 3.49 euro);

📍 Adresim i 4,154 ankesave në lidhje me shkeljet e të drejtave të konsumatorëve gjate vitit 2022.

📍Regjistrim i 10796 bizneseve të reja gjatë vitit 2022;

📍Mbështetje për 139 biznese prodhues/përpunues me potencial exportues, në avancim të teknologjisë, certifikim, dixhitalizim dhe trajnim, përmes skemës së granteve në vlerë prej 9.8 mil euro, ku 30% të përfituesve janë në pronësi nga vajzat dhe gratë;

📍Mbështetje për blerjen e makinerive teknologjike, për 36 prodhues/përpunues, në proces, për blerjen e makinerive teknologjike, rritjes së kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese dhe përmirësimit të bilancit tregtar;

📍Subvencionim i kredive investive të bizneseve vendore me shume prej 5.5 mil euro, nga masa 2.1 subvencionimi i kredive investive të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, të ekzekutuara sipas vlerësimeve të pranuara nga MFPT;

📍Mbështetje për Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren, me 3 mil euro, me qëllim të fuqizimit të ekosistemit inovativ;

📍Dhënie në shfrytëzim për 5 vite, të Inkubatorit të Biznesit në Bërnicë, me sipërfaqe prej 3930m2, që do të shfrytëzohet nga STIKK për periudhën 5 vjeçare të ardhshme, për krijimin e bizneseve potenciale të qëndrueshme dhe me shërbime të përbashkëta në ndërmarrësi, avancim të shkathtësive dhe teknologjisë, shërbime përkrahëse të biznesit dhe çështje tjera që ndërlidhen me inkubator;

📍 Marrëveshja me Ambasadën e Zvicrës, për fazën e tretë të Projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) me zbatim nga Swisscontact, me fokus përkrahjen e zhvillimit të turizmit dhe rritjen e punësimit;

📍 Marrëveshja me GIZ për projektin e ri‘’ Programi për Perkrahjen e Ndërmarrësisë’’ në vlerë prej 9.5 milion euro, për përkrahje të ndërmarrësisë dhe inovacionit, në sektorët industrial dhe bujqësor në Republikën e Kosovës;

📍 Përkrahje për 62 ndërmarrje përfituese përmes projektit "Iniciativa për Fuqizim Digjital" me financim nga ADA, ku 43% prej tyre janë në pronësi nga vajzat dhe gratë me projektet e tyre në fushën e digjitalizimit;

📍 Përkrahje për 83 ndërmarrje për pjësemarrje në 13 panaire ndërkombëtare në Greqi, Angli, Gjermani, Zvicër, Holandë, New York, Spanjë, Francë, Chicago dhe Poloni, ku janë promovuar 560 produkte kosovare në sektorët e mallrave dhe shërbimeve;

📍 Organizimi i 3 sesioneve informuese në Gjermani, Belgjikë dhe Francë, me bizneset e diasporës me fokus informimin e tyre për klimën investuese në Kosovë dhe nxitjen e tyre për të investuar në Kosovë;

📍 Organizim i 3 forumeve ekonomike bilaterale me Austrinë, Poloninë, Greqinë të cilat janë shoqëruar me B2B takime dhe nënshkrime të memorandumeve të mirëkuptimeve, për qellim nxitjen e investimeve dhe rritjen e eksporteve të Kosovës;

📍 Investimi i realizuar në ndërtimin e infrastrukturës në zonën ekonomike në Vushtrri, në vlerë prej 140,698.60 euro e cila është përfunduar dhe është e gatshme për vendosje të bizneseve;

📍 Investimi i realizuar në ndërtimin e infrastrukturës në zonën ekonomike në Viti në vlerë prej 89,783.19 euro;

📍 Investimi në proces për ndërtimin e infrastrukturës së zonës ekonomike në Lipjan, në vlerë prej 600,000 euro, për dy vitet e ardhshme;

📍 Investimi në proces për ndërtimin e infrastrukturës së zonës ekonomike në Rahovec, në vlerë prej 1,500,000.00 euro për tri vitet e ardhshme;

📍 64 student përfitues të skemës së praktikes, internship biznesi, për qellim punësimin e tyre në ato kompani;

📍 5 takime të Komisionit Ndërministrorë për Investime Strategjike, me trajtim te 24 lëndëve të subjekteve aplikuese për marrjen e statusit të Investitorit Strategjik;

📍 Kontaktimi në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe lehtësimi i 204 bizneseve të huaja të regjistruara në Kosovë dhe pritja në takim në MINT e 54 investitorëve potencial, ku 10 prej tyre po investojnë/zgjerojnë aktivitetet e tyre investive në sektorët e prodhimit të ujit, tekstilit, teknologjisë së informacionit, përpunimit dhe formësimit të gurit për kompanitë, gjersa 4 investitorë të rinjë në proces të identifikimi të lokacioneve për realizmin e investimeve të tyre ne industrinë e përpunimit të ushqimit, përpunimit të metaleve dhe konstruksioneve metalike, si dhe hapjen e qendrës logjistike për zgjerimin e zingjirit të furnizimit të produkteve ushqimore dhe industriale nga Kosova;

📍 Investimet e huaja gjatë periudhës janar - shtator 2022 kanë arritur për herë të parë në 566.9 milionë euro ose 43.6% rritje, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, ndërsa gjatë periudhës janar -tetor të vitit 2022, eksporti i mallrave ka arritur për herë të parë në 774.4 milionë euro apo 26% rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021;

📍 Republika e Kosovës për herë të parë pjesëmarrëse në Ekspozitën Botërore Expo Dubai 2020. Nëpërmjet pavijonit të Republikës së Kosovës në “Expo 2020 Dubai” dhe përfaqësimeve tona kombëtare në forume dhe ngjarje të ndryshme, janë ekspozuar vlerat dhe potencialet kombëtare nga fushat e ambientit, kulturës, turizmit, bujqësisë, industrisë, inovacionit, energjisë, arsimit dhe sportit, duke rezultuar në rritje të faktorizimin të shtetit në arenën ndërkombëtare, rrjetëzimin e bizneseve vendore me bizneset e huaja, zgjerim të bashkëpunimit dhe krijim te lidhjeve miqësore me mundësi për bashkëpunim ekonomik në të ardhmën, me me më shumë vende prej 192 shteteve pjesëmarrëse në Expo 2020 Dubai.

Kjo ekspozitë ndërkombëtare ka arritur numrin e përgjithshëm të vizitave në 24,102,967 vizitorë, gjatë periudhës 1 tetor 2021 – 31 mars 2022.