Lajme

Ministrja Hajdari mori pjesë në aktivitetet e “Ditëve të Sarandës në Kosovë”

Prishtinë, 16/05/2022

Pas takimit me delegacionin nga Saranda të udhëhequr nga Kryetari i Bashkisë së Sarandës zotëri Adrian Gurma, Ministrja Rozeta Hajdari së bashku me kryetarët e komunave Prishtinë dhe Gjakovë, zotërinjët Përparim Rama dhe Ardian Gjini, me Ambasadorin Qemal Minxhozi dhe përfaqësues të operatorëve turistikë, të Sarandës e Kosovës dhe qytetarë të Prishtinës, përmbyllën aktivitetet e “Ditëve të Sarandës në Kosovë”, në Sallën e Kuqe në Prishtinë, me prezantime të ofertës turistike, destinacione, kulturë e art, agroturizëm dhe muzikë e valle që bashkuan vlerat kulturore të pasura nga Kosova dhe Shqipëria.