Lajme

Ministrja Hajdari takoi ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë së Izraelit, Nir Barkat

Prishtinë, 23/05/2023

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, e shoqëruar nga Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Izrael, znj.Ines Demiri, Drejtorja e Departamentit të Industrisë, znj.Valbona Dushi dhe U.D i KIESA-së, z. Zef Dedaj, u mirëpritën në takim nga ministri i Ekonomisë dhe Industrisë së Izraelit, z. Nir Barkat.

Takimi u zhvillua në frymë shumë pozitive dhe bisedë konstruktive ndërmjet palëve, e cila rezultoi me inicimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë ndërmjet Kosovës dhe Izraelit dhe organizimin e një forumi të përbashkët ekonomik, i cili do të mbahet në Prishtinë.

Poashtu palët diskutuan për shumë fusha, me theks të veçantë në industri, investime, tregti, inovacion dhe ndërmarrësi, si dhe turizëm të cilët sektorë kanë shumë potencial për bashkëpunim bilateral ekonomik.