Lajme

MINT mbajti punëtorinë “Korniza Ligjore Teknike për Pajisje Elektrike dhe Elektronike”

Prishtinë, 01/06/2023

Në takim u diskutuan obligimet kryesore të operatorëve ekonomik të cilat dalin nga korniza ligjore teknike e cila mbulon pajisjet elektrike dhe elektronike dhe gatishmëria e institucioneve të infrastrukturës së cilësisë dhe mbikëqyrjes së tregut.

Zëvendësministri Mentor Arifaj, tha se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Procesin e Stabilizim Asociimit, si rrugë drejt integrimit Evropian, është e angazhuar mbi funksionalizimin e plotë të Infrastrukturës së Cilësisë dhe fuqizimin e të gjitha pjesëve përbërëse të saj.

Z. Arifaj, shprehu gjithashtu konsideratat më të larta për ndihmën e vazhdueshme dhe shumë të rëndësishme që Bashkimi Evropian ka ofruar në të gjitha fushat për fuqizimin e institucioneve të vendit tonë e poashtu edhe të sektorit privat.

Meqë Kosova ka përmbushur obligimet sa i përket harmonizimit të legjislacionit me BE-në, për pajisjet elektrike dhe elektronike, mbetemi të përkushtuar në zbatimin e plotë të këtij legjislacioni, ka shtuar zëvendësministri Mentor Arifaj.