Lajme

Zëvendësministri Arifaj mori pjesë në konferencën e organizuar nga “Art House” me temën “Transformimi Digjital”

Prishtinë, 02/06/2023

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, z. Mentor Arifaj, mbajti një fjalë rasti në konferencën e organizuar nga kompania “Art House” me temën Transformimi Digjital.

Zëvendësministri Arifaj, tha se sot jemi dëshmitarë të ndryshimeve dhe avancimeve teknologjike të papara ndonjëherë në botën e njerëzimit dhe këto ndryshime po e riformulojnë industrinë, dhe po ndikojnë edhe mënyrën e të menduarit dhe të jetuarit.

 Ai shtoi se teknologjitë si inteligjenca artificiale, the internet of things, blockchain, big data, cloud computing kanë hapur mundësi te reja për të gjithë sektorët, por për përdorim të tyre do të duhen vizione të reja dhe lider të rinj të cilët nuk pajtohen me atë qe është sot si status quo, por që vazhdimisht do të zotohen se do të praktikojnë inovacionin i cili do të sjellë lehtësira për të punuar dhe për të jetuar.

Për këtë qëllim, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, vazhdimisht janë duke përkrahur transformimin digjital në shërbimet qeveritare si dhe sektorin privat në këtë aspekt, ka shtuar Arifaj.

Zëvendësministri, tha se poashtu është duke u punuar në hartimin e ligjit për inovacion dhe ndërmarrësi, me qëllim që të themelohet fondi i inovacionit i cili jo vetëm që do të ofrojë mundësi financiare për novator dhe ndërmarrës të rinj, por do të ofrojë edhe përkrahje në fazat e ndryshme të zhvillimit të avancuar  të inovacionit dhe ndërmarrësisë.