Zëvendësministri Arifaj bashkë me të rinjtë vizitojnë parkun ITP në Prizren
Prishtinë,
22/08/2023
Në kuadër të Muajit të Rinisë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka organizuar një vizitë në Parkun e Inovacionit dhe Teknologjisë, në Prizren.
Takimi pati për qëllim njoftimin e të rinjve me bizneset e reja në ITP, mundësitë që ofron ky park përmes bizneseve dhe qendrave edukative e trajnuese e poashtu shkëmbimin e ideve inovative.
Zëvëndësministri Mentor Arifaj, ju uroi mirëseardhje të rinjve duke thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë përmes mekanizmave dhe projekteve të ndryshme rininë e të cilët janë potencial i jashtëzakonshëm dhe krenari e vendit tonë.
#TakimiitëRinjve #ITPPrizren #MinistriaeIndustrisëNdërmarrësisëdheTregtisë #KIESA