Lajme

Ministrja Hajdari mori pjesë në eventin tradicional Tech4Tech, ku u lansua zyrtarisht Raiffeisen Tech Kosova

Prishtinë, 18/07/2024

Ministrja Hajdari përgëzoi komunitetin teknologjik të Raiffeisen për arritjet e tyre dhe theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të krijuar një bazë të qëndrueshme për zhvillim social dhe ekonomik përmes inovacionit dhe teknologjisë.

Në fjalimin e saj, ministrja Hajdari përmendi rëndësinë e ekonomisë digjitale dhe rolin e saj në transformimin e ekonomisë tradicionale të Kosovës. Ajo theksoi edhe rëndësinë e një ekosistemi të fortë të inovacionit dhe politikave të qarta për mbështetjen e ndërmarrësisë dhe zhvillimit teknologjik.

Ministrja theksoi se Qeveria e Kosovës po ndërton një sistem të qëndrueshëm qeverisës për kërkime, zhvillim dhe inovacion, ku përmes politikave dhe instrumenteve qeveritare për zhvillim të inovacionit dhe ndërmarrësisë, po rrit hapësirat dhe mbështetjen financiare për rininë e talentuar kosovare si resursi kryesor për zhvillim socio-ekonomik dhe transformim të përgjithshëm në vendin tonë.

Ministrja Hajdari shprehu gatishmërinë e saj për bashkëpunim me të gjitha palët e interesit që sjellin projekte me vlerë të shtuar në inovacion dhe në përgjithësi për tregun e Kosovës.