MINT shpalli listën preliminiare të 167 ndërmarrjeve përfituese në skemën e granteve për blerje të makinerive për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme
Prishtinë,
02/08/2024
Në konferencën e sotme për media, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregrisë, znj.Rozeta Hajdari, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, z. Zef Dedaj, lansuan listën preliminiare të 167 ndërmarrjeve përfituese në skemën e granteve për blerje të makinerive pêr ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), me 27.03.2024 ka lansuar skemën e granteve për blerje të makinerive pêr ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, me veprimtari prodhuese dhe përpunuese në sektorët prioritar industrial.
Politika Industriale 2030, ka për qëllim transformimin strukturor të industrisë vendore, në një industri më të integruar globalisht, që është në gjendje të prodhojë produkte me vlerë të lartë të shtuar dhe të ofrojë punësim të denjë për të rinjtë tanë.
Fillimisht thirrja është lansuar në vlerë prej 1,700,000.00 euro, ku përmes platformës e-Kosova janë pranuar gjithsej 560 aplikacione nga bizneset prodhuese e përpunuese vendore, të cilat sipas kritereve të vendosura të kësaj skeme, nuk kanë përfituar nga skemat mbêshtetëse për blerje të makinerive, të ofruara nga KIESA gjatë 3 viteve të fundit.
Raporti i sotëm i Komisionit Vlerësues, rezulton me 167 ndërmarrje përfituese të kësaj skeme të granteve, që i plotësojnë kriteret ligjore, administrative dhe i përmbushin objektivat e Politikës Industriale 2030.
Në mënyre që të përfitojnë të gjitha 167 ndërmarrjet prodhuese/përpunuese të cilat janë kualifikuar sipas thirrjes publike në fjalë, me ndikim pozitiv direkt në bruto produktin vendor, Ministria e Industrisë, Ndêrmarrësisë dhe Tregtisë, me kërkesë për transfer drejtuar Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, ka rritur vlerën prej 1,700,000.00 euro sa ishte thirrja për grante në fillim, që do të mbështes 60 ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme nga lista preliminare e 167 ndërmarrjeve, në vlerën totale prej 4,400,000 euro, që do të mbështes listën preliminiare të 167 ndërmarrjeve përfituese në skemën e granteve për blerje të makinerive pêr ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.
Prandaj sot, pas pranimit të raportit nga Komisioni Vlerësues i kësaj skeme të granteve për blerje të makinerive, KIESA ka bërë publikimin e listës preliminare prej 167 ndërmarrje përfituese mikro, të vogla dhe të mesme, me veprimtari prodhuese dhe përpunuese në sektorët prioritar industrial në rritje.
Ndërmarrjet përfituese janë nga sektorët si në vijim:
Përpunimi i produkteve ushqimore
Prodhim/përpunim i pijeve
Prodhim/përpunim i tekstilit, veshjes dhe lëkurës
Prodhim/përpunim i drurit dhe mobileve
Prodhim/përpunim i produkteve të gomës dhe plastikes
Prodhim/përpunim i produkteve minerale jo metalike
Prodhim/përpunim i metaleve dhe prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike.
Ndërsa ndërmarrjet përfituese janë si në vijim:
· Lot 1 ndërmarrjet mikro, me të punësuar deri në 9 punëtorë, kane vlerën përfituese 20,000 euro, ku gjithsejtë kanë përfituar 75 ndërmarrje, në vlerë totale prej 1,363,198 euro.
· Lot 2 ndërmarrjet e vogla, me të punësuar 10 deri ne 49 punëtorë, kanë vlerën përfituese 35,000 euro, ku gjithsejtë kanë përfituar 76 ndërmarrje, në vlerë totale prej 2,420,259 euro.
· Lot 3 ndërmarrjet e mesme, me të punësuar 50 deri në 249 punëtorë, kanë vlerën përfituese 50,000 euro, ku gjithsejtë kanë përfituar 16 ndërmarrje, në vlerë totale prej 661,014 euro.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në mbêshtetje për biznes të drejtë, të adaptueshëm dhe konkurrues me rritje të eksporteve dhe përmirësim tē bilancit tregtar.