Ministrja Kusari-Lila merr pjesë në St. Gallen Symposium 2026 në Zvicër
Prishtinë,
07/05/2026
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, po merr pjesë në edicionin e 55-të të St. Gallen Symposium 2026 në Zvicër, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare që mbledh liderë nga politika, ekonomia dhe akademia.
Ky forum shërben si platformë që bashkon vendimmarrësit aktualë me gjeneratën e re të liderëve, ndërsa tema e këtij viti, “Disrupted Age”, trajton transformimet e mëdha globale, përfshirë zhvillimet në gjeopolitikë, teknologji dhe ndryshimet demografike që po ndikojnë shoqëritë dhe ekonomitë në mbarë botën.
Në këtë kuadër, ministrja Kusari-Lila ka theksuar rëndësinë e pranisë së Kosovës në këtë forum, duke e cilësuar si mundësi për të prezantuar perspektivën e vendit dhe për të qenë pjesë aktive e diskutimeve ndërkombëtare.
Gjatë qëndrimit në Zvicër, ajo ka vizituar edhe Abbey Library of St. Gallen, një nga bibliotekat më të vjetra në botë.
Në kuadër të forumit, ministrja do të marrë pjesë edhe në panelin “The Power of Politics vs. Power Politics – Strategic Interests in a New World – Safeguarding”, ku do të diskutojë së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Kęstutis Budrys, Ministren e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Namibisë, Emma Theofelus, si dhe ish-ambasadoren e SHBA-së në Kombet e Bashkuara dhe në Kanada, Kelly Craft