Vazhdojnë inspektimet e IQMT-së për verifikimin e njehsorëve elektrikë
Prishtinë,
07/05/2026
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Komisionin Ad Hoc të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), po vazhdon çdo ditë të javës aksionin për verifikimin e njehsorëve elektrikë, duke iu përgjigjur secilës ankesë të paraqitur nga ana e konsumatorëve.
Në kuadër të aksionit të sotëm (e mërkure, 06.05.2026), janë realizuar gjithsej 9 inspektime në komunat: Gjilan dhe Mitrovicë.
Nga këto kontrolle, 3 raste janë vendosur në procedurë të verifikimit në laboratorin e AMK-së, kurse për njehsorët tjerë te tërhequr nga KEDS-i, do të kërkohet sjellja e tyre në laborator për verifikim.
Në bazë të rezultateve, devijimet në orë dhe datë do të përcillen në KESCO për kompensimin e konsumatorëve, kurse për çdo njehsor me afat të skaduar të vlefshmërisë, IQMT-ja do të vazhdojë shqiptimin e gjobave ndaj KEDS-it.
Qytetarët ftohen të raportojnë çdo parregullsi të mundshme lidhur me njehsorët elektrikë në:
* +383 (0) 46 311-000 (Viber)
* konsumatori@rks-gov.net