Lajme

MINTI vazhdon inspektimet për produktet e qumështit me përmbajtje bimore dhe shtazore

Prishtinë, 07/05/2026

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI ) është duke vazhduar inspektimet në tregun e produkteve të qumështit me përmbajtje bimore dhe shtazore nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Gjatë inspektimeve të realizuara gjatë ditës së sotme (e mërkure, 06.05.2026) janë kryer gjithsej 7 kontrolle në 4 qytete të ndryshme të Kosovës. Të gjitha rastet e trajtuara janë vendosur në procedurë të mëtejshme administrative, në përputhje me gjetjet e evidentuara gjatë kontrollit.

Këto inspektime janë pjesë e angazhimeve të vazhdueshme institucionale për garantimin e transparencës në treg dhe sigurimin që konsumatorët të kenë informacion të saktë lidhur me produktet që vendosen në treg.

Qytetarët ftohen që çdo parregullsi të mundshme ta raportojnë me prova përmes:

* numrit të telefonit: +383 (0) 46 311-000 (Viber)

* adresës elektronike: konsumatori@rks-gov.net