Lajme

Ministrja Hajdari vizitoi stafin e ministrisë

Prishtinë, 25/03/2021

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, gjatë vizitës që i bëri sot stafit të ministrisë, u njoftua më afër nga zyrtarët për punën dhe objektivat e drejtorive dhe agjencive të kësaj ministrie.

Ministrja Hajdari tha se e vlerëson punën e shërbyesve civilë dhe është e interesuar të ndërtojë kapacitetet institucionale me kompetencë, në realizimin e objektivave të ministrisë.

Ministrja bëri të ditur se do të jetë çdo herë e gatshme që të mbështesë në vazhdimësi të gjithë zyrtarët e ministrisë, në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre dhe shtoi se bashkëpunimi i mirë dhe koordinimi i aktiviteteve në mes shërbyesve civilë, me mbështetje të plotë nga kabineti i ministrisë, është i rëndësisë së veçantë  për t’i çuar përpara proceset për zhvillim dhe integrim.