Lajme

Ministrja Rozeta Hajdari priti në takim zëvendësambasadorin gjerman Jan-Axel Voss

Prishtinë, 15/04/2021

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, bashkë me këshilltaren e lartë Leman Hatashi, priti sot zëvendësambasadorin e Republikës Federative te Gjermanisë, z. Jan-Axel Voss, i shoqëruar nga zyrtari për çështje ekonomike, Kushtrim Nimani dhe nga drejtoresha menaxhuese e Odes Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), Nora Hasani.

Ministrja Rozeta Hajdari e njoftoi zëvendësambasadorin gjerman mbi prioritetet e ministrisë, duke nënvizuar mirënjohjen per mbështetjen dhe investimin gjerman për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe procesin e reformave të integrimit evropian. Ajo tha se sektori privat me përbërje të NVM-ve si çelësi i sigurimit të rritjes ekonomike, inovacionit, integrimit shoqëror dhe me e rëndësishmja, krijimit te vendeve të punës, tani është duke u përballur me humbje nga pandemia COVID 19 dhe në nevojë për përkrahje per rimëkëmbje, duke pasur parasysh burimet e kufizuara të NVM-ve dhe pengesat ekzistuese në ruajtjen e vendeve te punës dhe arritjen e kapitalit.

Zëvendësambasadori gjerman Voss theksoi rëndësinë e zhvillimit ekonomik në Kosovë dhe përmendi mbështetjen dhe investimin gjerman për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe procesin e reformave të integrimit evropian. Ai theksoj projektin e veçantë gjerman ITP- Inovation and Training Park, me bashkëfinancim nga Qeveria e Kosovës, që synon rritjen e nivelit të cilësisë së ndërmarrjeve në përgjithësi dhe tërheqjen e investimeve të huaja, duke u bërë një zonë e zgjidhjes për ndërmarrjet inovative, vendore dhe të huaja, laboratorë dhe qendra certifikimi.

Të dy çmuan marrëdhëniet e mira në mes dy shteteve dhe konfirmuan gatishmërinë për të thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin me parimet e qeverisjes së mirë dhe kujdesin për investitorët, përfshirë këtu edhe investimet nga diaspora.

Ndërsa përfaqësuesja e OEGJK-së, Nora Hasani i dhuroi ministres Hajdari dy raporte me evidence të  mirë ‘A Foreign Investor;s Guide to Kosovo 2020’ dhe ‘ Republic of Kosovo Facts and Figures – foreign policy, society, economy, culture’, që do të shërbejnë për tërheqjen dhe rritjen e investimeve në Republikën e Kosovës.