Lajme

Ministrja Rozeta Hajdari priti ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi

Prishtinë, 21/04/2021

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, bashkë me këshilltaren e lartë, znj. Leman Hatashi, priti sot ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z. Qemal Minxhozi.

Ministrja Hajdari e njoftoi ambasadorin Minxhozi mbi prioritetet e ministrisë duke theksuar rëndësinë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve.  Shembull i mirë i bashkëpunimit do të ishte identifikimi i potencialeve dhe zbatim i programeve për zhvillim të turizmit kulturor dhe natyror në interes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, si një destinacion atraktiv turistik i përbashkët, ka shtuar ministrja Hajdari.

Ambasadori Minxhozi duke qenë i bindur në suksesin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe vazhdimit të bashkëpunimit me Shqipërinë theksoi se ka shumë mundësi dhe potenciale për zhvillim ekonomik përmes bashkëpunimit të mirë në mes  të dy vendeve dhe përmendi nevojën që Kosova të rrisë kapacitetet hoteliere që kontribuon në zhvillimin e turizmit, si dhe të liberalizojë tregun e punës në zonat kufitare në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Të dy së bashku u pajtuan që të punojnë për ‘Marrëdhënie Model për Bashkëpunim’ në mes Kosovës dhe Shqipërisë.