Lajme

MINT bashkëpunon me komunat e Kosovës për t’i koordinuar aktivitetet në Strategjinë e turizmit

Prishtinë, 22/06/2021

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë (MINT), respektivisht Departamenti i Turizmit ka mbajtur takim me përfaqësues të komunave të Kosovës për të koordinuar aktivitetet e bashkëpunimit në kuadër të planit të veprimit për Strategjinë e Turizmit, që është duke e hartuar MINT.

Në këtë takim u prezantuan të arriturat dhe planet në sektorin e turizmit si dhe atraksionet turistike të Kosovës.
Përfaqësuesit e komunave prezantuan gjithashtu produktet turistike, që janë duke u zhvilluar ose planifikohen të zhvillohen në tri vitet e ardhshme.