Jump to Main Content
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), sot ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), për zbatimin e projektit të industrisë kreative në vlerë financiare prej 1,450,000 euro.
Më shumë
MINT/KIESA, ka mbajtur sot takimin konsultativ me përfaqësues të bizneseve nga sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK).
Sot, në shënim të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale 2025, nën patronatin e Ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, u mbajt ngjarja me temën e zgjedhur për këtë vit "Pronësia Intelektuale dhe Muzika", organizuar nga Agjencia për Pronësi Industriale në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Doganën e Kosovës.
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, së bashku me Kryeministrin në detyrë z. Albin Kurti morën pjesë në hapjen zyrtare të objektit të prodhimit gjerman me biznesin e ri në vendin tonë "MUNDA Kosova" në Obiliq, e specializuar në industrinë e ndriçimit të tekstilit për industrinë e automobilistikës dhe pjesë e zinxhirit furnizues për markat e njohura botërore si Audi.
Gjatë vizitës u mirëpritën shumë ngrohtë nga pronari i kësaj kompanie, z. Arif Elshani me drejtorin z. Robert Gegaj dhe ekipin, ku patën rastin të njiheshin nga afër me punën, kapacitetet prodhuese dhe potencialin inovativ të kësaj kompanie.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka mbështetur Panairin e Turizmit dhe Sportit, i cili po zhvillohet nga data 15 deri më 16 prill 2025 në Prishtinë.
Prishtinë, 26/07/2021
https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,107
https://www.mgpkosovo.net/sq