Lajme

MINT promovon turizmin e Kosovës edhe në hapësirat e Aeroportit të Prishtinës

Prishtinë, 06/08/2021

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), respektivisht Departamenti i Turizmit, në kuadër të promovimit të turizmit të Kosovë ka vazhduar aktivitetin edhe në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” për të ofruar informata për vizitorët ndërkombëtarë dhe njëkohësisht edhe për diasporën tonë.

Përfaqësuesit e MINT kanë vendosur në hapësirat e aeroportit pikat informuese me materiale turistike të Kosovës.

Këto pika informuese janë pajisur me materiale promovuese edhe nga komunat të cilat kanë shprehë interesim t’i bashkohen këtij aktiviteti të ministrisë për të promovuar potencialet turistike të komunave të tyre.

Pjesë e promovimit turistik është edhe ueb-portali i turizmit https://visitkosovo.rks-gov.net/ , i cili iu ofron vizitorëve mundësinë për t’u qasur online në formatin ‘QR Code’ përmes telefonave mobilë dhe për t’u informuar më gjerësisht rreth turizmit të Kosovës, respektivisht rreth destinacioneve, atraksioneve dhe informatave të rëndësishme dhe të nevojshme të Kosovës.