Lajme

KOMUNIKATË PËR MEDIE

Prishtinë, 15/09/2021

Ambasada e Japonisë në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Industrisë, Ndëmarrësisë dhe Tregtisë, ka bashkë-organizuar një seminar biznesi online, me qëllim prezantimin e informacionit të përditësuar për klimën e investimeve në Kosovë.

Sot, Ambasada e Japonisë në Kosovë ka organizuar seminarin e biznesit online të titulluar "Zhvillimi i biznesit tuaj në Kosovë" së bashku me Ministrinë e Industrisë, Ndëmarrësisë dhe Tregtisë, mbështetur nga Ambasada e Japonisë në Austri dhe Organizata e Tregtisë së Jashtme Japoneze (JETRO). Seminari online përbëhej nga prezantimet e sektorëve publikë dhe privatë nga Japonia dhe Kosova, me qëllim prezantimin e informacionit të përditësuar për klimën e investimeve në Kosovë.

Në sesionin e parë, i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë Z. Mitsunori OGASAWARA mbajti një prezantim hyrës për Kosovën, duke përfshirë marrëdhëniet midis Kosovës dhe Japonisë. Prezantimi i tij u pasua nga institucionet japoneze si JETRO, Agjensia Japoneze për Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA), Banka Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC) dhe disa kompani japoneze të cilat tashmë zhvillojnë biznes në rajon.

Seanca e dytë filloi me fjalën përshëndetëse të Ambasadorit të Japonisë në Kosovë, Sh.T. Akira MIZUTANI. Pastaj, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Znj. Rozeta HAJDARI prezantoi zhvillimet më të fundit në Kosovë me theks në potencialet që Republika e Kosovës ofron për investimet e huaja. Qëllimi është të forcohet bashkëpunimi në mes të dy vendeve ku theksohet stabiliteti politik, potenciali i të rinjve, sistemi i ulët i taksave dhe zhvillimi i infrastrukturës e cila përmirëson lidhshmërinë dhe shpejton mundësitë e tregtisë dhe investimeve në disa sektorë industrialë si: energjia dhe minierat, përpunimi i ushqimit bujqësor , turizmi, TIK, ekonomia e gjelbër, ndërtimi dhe infrastruktura, industria e drurit dhe metaleve, industria e gomës dhe plastikës, industria e tekstilit dhe lëkurës dhe industria kimike, etj. Prezantimet nga Ministria e Financave, Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), dhe disa subjekte nga sektori privat të lidhura me kompanitë japoneze u paraqitën gjithashtu në seminar.