Lajme

Mbahet takimi publik për hartimin e draftit fillestar të Koncept-dokumentit për Shoqëritë Tregtare

Prishtinë, 24/09/2021

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dje ka organizuar takimin publik për të diskutuar për hartimin e draftit fillestar të Koncept-dokumentit për Shoqëritë Tregtare.

Në këtë takim është diskutuar për ndryshimet të cilat parashihet të ndodhin për mundësitë e evitimit të disa vështirësive, që kompanitë po i hasin gjatë regjistrimit apo menaxhimit të tyre.

Çështjet që u diskuan ishin:

  • Përqindja obliguese për gratë në borde e drejtorëve të kompanive;
  • Çështjet rreth plotësim/ndryshimit të statutit dhe përfshirjes se bordit të drejtorëve dhe përfaqësuesit të autorizuar në statut të kompanive;
  • Regjistrimi i SHPK-së të bëhet me një kapital të caktuar (që kërkohet edhe me direktivë te BE-së);
  • Rregullimi i tipit të ndërmarrjeve “Holding”;   
  • Zbulimi i informacioneve të kompanive dhe degëve të tyre;
  • Dorëzimi i dokumenteve të bëhet vetëm në gjuhët zyrtare;
  • Bashkimet dhe ndarjet ndërkufitare të kompanive;
  • Të drejtat e aksionarëve;
  • Mundësia e kalimit të zyrtarëve për regjistrim të bizneseve të qendrave komunale në kuadër të ARBK/MINT.


Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues të MINT dhe institucioneve tjera qeveritare, si dhe përfaqësues nga shoqatat e komunitetit të biznesit.