Lajme

Pezullohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Standardizim

Prishtinë, 24/12/2021

Me kërkesë të parashtruar nga Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, është iniciuar procedura disiplinore nga Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë ndaj Drejtorit të Përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Standardizim. Duke reflektuar në këtë kërkesë, më 21.12.2021, Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë nxjerri Vendim për pezullimin nga detyra, Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kosovare për Standardizim.