Lajme

SHTYHET AFATI I ANKESAVE lidhur me Thirrjen për Grante të Përputhshme, nga Projekti i Konkurrueshmërisë dhe Gatishmërisë për Export (CERP)

Prishtinë, 07/01/2022

Sipas njoftimit të mëhershëm për aplikuesit jo-përfitues nga Shpallja e publikuar nga Thirrja për Grante të Përputhshme, nga komponenta 1.2 e Projektit CERP- që përfshin financimin për Programin e Granteve të Përputhshme (MGP), bazuar në ditët e Festave Zyrtare gjatë këtyre ditëve, SHTYHET AFATI i ankesave deri më datë 17 janar 2022, deri në orën 14:00.

Ankesën mund ta dorëzoni në email adresat:  info@mgpkosovo.net dhe arjeta.lahu@rks-gov.net

 Për çdo vërejtje dhe ankesë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë( MINT) është e hapur të dëgjojë dhe pranojë ankesat e bizneseve që kësaj here nuk arritën të jenë fitues të grantit nga Thirrja për Grante të Përputhshme (CERP/MGP).

Përgjegjësia, llogaridhënia, dhe transparenca, janë parimet kryesore të MINT për bashkëpunim me qytetarët dhe bizneset.