Lajme

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit Kosova 2022

Prishtinë, 05/05/2022

Nën organizimin e Unionit të Turizmit të Kosovës, është hapur për herë të parë Panairi Ndërkombëtar i Turizmit Kosova 2022.

Në fjalën e saj përshëndetëse në hapje të panairit, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se Republika e Kosovës ka shumë për të prezantuar nga turizmi, veçanërisht nga turizmi kulturor dhe natyror.

“Turizmi është njëri ndër sektorët që sjell stabilitet për shtetin tonë, ndikon në rritjen e punësimit, ofron garanci për të rinjtë tanë. Turizmi është një nga prioritetet kyçe për qeverisjen tonë dhe nëpërmjet turizmit, që është zinxhir vlerash dhe potencialesh per zhvillim të vendit tonë”, shtoi Ministrja Hajdari.

Ministrja Hajdari potencoi se ligji i ri i turizmit i aprovuar nga Qeveria dhe strategjia e turizmit tani në proces të finalizimit, do të sjellin në pah vlerat dhe potencialet e vendit tonë dhe do të sjellin më shumë mundësi të bashkëpunimit me vendet e rajonit. Ajo pohoi se po punohet edhe në krijimin e brendit të turizmit të Republikës së Kosovës dhe në të njëjtën kërkoj komunikim dhe koordinim të afërt për të marrë inputet më të mira nga të gjithë akterët e turizmit, për brendin e ri të turizmit në Kosovë.

Ky panair theks të veçantë ka promovimin e turizmit të Kosovës, si dhe të krijojë lidhje më të forta bashkëpunimi me subjekte të ndryshme të turizmit në rajon dhe më gjerë.