Lajme

Ministrja Hajdari mori pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit

Prishtinë, 11/05/2022

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka marrë pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit, i cili është organizuar për të 18-tën herë me radhë nga kompania Congress & Event Organization (CEO).

Ministrja Hajdari tha se panairet e ndryshme që janë mbajtur këto ditë, do të sjellin përfitime për Republikën e Kosovës, sepse vendi ynë ka se çfarë të ekspozojë dhe të paraqesë vendeve të tjera, si në turizëm natyror dhe kulturor ashtu edhe në sport.

Ministrja Hajdari ritheksoi Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm në zhvillimin e sektorit të industrisë së turizmit i cili sektor shërbyes është prioritet kryesor, me anë të cilit promovohen vlerat dhe trashëgimia e pasur kulturore dhe thesaret natyrore.

Panairi i Turizmit dhe Sportit ka zgjatur dy ditë me pjesëmarrje nga përfaqësues të institucioneve dhe bizneseve nga vendet e rajonit dhe më gjerë.