Lajme

Vizita e Ministres Hajdari në hapjen e Qendrës “UBT Accelerator”

Prishtinë, 12/05/2022

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka marrë pjesë në hapjen e Qendrës “UBT Accelerator”, që do të shërbejë për zhvillimin e ideve inovative dhe për krijimin e përparësive teknologjike në vend dhe rajon.

Në mesin e studentëve të inovacionit, Ministrja Hajdari u shpreh se Republika e Kosovës ka potencial të jashtëzakonshëm rininë kreative me ide inovative. Ajo tha se është e gatshme gjithmonë që ti mbështesë iniciativat e të rinjve në fushën inovacionit dhe ndërmarrësisë, sepse vendit tonë i ofrojnë siguri dhe stabilitet ekonomik.

Ministrja Hajdari prezantoi përparësitë konkurruese që ka Kosova per ndërmarrësi, përfshirë infrastrukturën digjitale si parakusht për zhvillim dhe transformim industrial. Ajo theksoi se ligji për inovacion dhe ndërmarrësi është në proces të finalizimit dhe gjithashtu kërkoi bashkëpunim dhe koordinim më të ngushtë në mes akterëve përkatës, me qëllim të promovimit të kreativitetit dhe inovacionit ne Republikën e Kosovës.