Lajme

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga kompania Speeex

Prishtinë, 29/06/2022

Në këtë ngjarje, Ministrja Hajdari tha se Republika e Kosovës ka potencial të jashtëzakonshëm rininë e talentuar, me shumë energji pozitive dhe ide kreative dhe inovacioni i vendit është Rinia jonë. Ajo theksoi se Kompania Speeex është ndër kartolinat më të mira për vendin, se si të rinjtë tanë inovativ, me entuziazëm dhe shumë talent, kanë arritur të kenë sukses të jashtëzakonshëm kudo në botë.

“Fuqizimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë ka ndikim shumë dimensional. Prandaj, fokusi i qeverisjes sonë është në zhvillimin e ndërmarrjeve fillestare me ide kreative, përmes ndërtimit të sistemit për inovacion dhe ndërmarrësi – hartimit të politikës dhe ligjit për inovacion dhe ndërmarrësi dhe krijimit të fondit për inovacion” shtoi Ministrja Hajdari.

Në këtë kontekst, Ministrja Hajdari tha se puna dhe përkrahja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të krijojë kushte për më shumë hapësirë për ndërmarrësit e rinj që të zhvillojnë aftësitë në dobi të vendit tonë sepse vendit tonë i ofrojnë siguri dhe stabilitet ekonomik.

“Secili nga ne, si nga sektori publik ashtu dhe ai privat, kemi përgjegjësi për të adresuar dhe shpejtuar përpjekjet tona të përbashkëta për zhvillim më të hovshëm të inovacionit, aty ku ne veprojmë. Sepse, ekonomia jonë ka nevojë për fuqizimin e ekosistemit inovativ dhe transformit të mënyrës së prodhimit, përpunimit dhe shitjes së produkteve dhe shërbimeve, me synim për modernizim industrial dhe teknologjik” tha Ministrja Hajdari.