Lajme

Zëvendësministri Mjeku priti në takim përfaqësuesit e Organizatës Ekonomike Tregtare të Indisë (IETO)

Prishtinë, 21/07/2022

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësië dhe Tregtisë, Getoar Mjeku ka pritur në takim përfaqësuesit e Organizatës Ekonomike Tregtare të Indisë (IETO), dr. Asif Iqbal, kryetar i IETO-së, Payal Kanodia, udhëheqëse e Këshillit Indi-Kosovë dhe Deepak Kanodia, afarist indian.

Zëvendësministri Mjeku e njoftoi delegacionin indian për përparësitë dhe mundësitë që ofron Republika e Kosovës për investime në sektorë të ndryshëm ekonomikë.

Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Organizatës Ekonomike Tregtare e Indisë, ku temë kryesore ishin investimet në sektorë të ndryshëm te industrisë primare, sekondare dhe terciare.