Lajme

Ministrja Hajdari priti në takim delegacionin nga Katari të kryesuar nga Ambasadori i Shtetit të Katarit, Ali bin Hamad Al Marri

Prishtinë, 16/09/2022

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka pritur në takim Ambasadorin e Shtetit të Katarit në Shqipëri, jo-rezident në Kosovë, z. Ali Bin Hamad Al Marri, së bashku me Autoritetin Investues të Katarit në krye me Drejtorin Rajonal të Zhvillimit të Biznesit z. Mubarak Abdulaziz Al-Khulaifi, me të cilët biseduan për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe për rezultatet pozitive të qeverisjes së tanishme, në rritjen e treguesve ekonomik dhe të demokracisë në Republikën e Kosovës.

Ministrja Hajdari dhe Ambasadori Al Marri konfirmuan gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në sektorë të ndryshëm të industrisë, tregtisë, turizmit, e të tjera.