Lajme

Nënshkruhet Ndryshim-plotësimi (aneksi) i kontratës për dhënien në shfrytëzim të inkubatorit të biznesit në Bërnicë

Prishtinë, 16/11/2022

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari sot ka pritur në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK), me të cilën kanë nënshkruar Aneksin e kontratës ndërmjet MINT dhe STIKK për dhënien në shfrytëzim të Inkubatorit të Biznesit në Bërnicë, nën administrim të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, konform ligjit Nr. 04/ L-159 për Zonat Ekonomike.

Ky inkubator me sipërfaqe të përgjithshme prej 3930m2, do të shfrytëzohet nga STIKK për periudhën 5 vjeqare të ardhshme, me qëllim që të kontribuoj dhe lehtësojë krijimin e bizneseve potenciale të qëndrueshme, të cilat ofrojnë shërbime të përbashkëta në ndërmarrësi, shërbime përkrahëse të biznesit, avancim të shkathtësive dhe teknologjisë si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me inkubator.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka për qëllim të ofrojë më shumë hapësirë për inovacion dhe ndërmarrësi, për të rinjtë tanë shumë të talentuar që do të testojnë dhe zhvillojnë idetë e tyre kreative në dobi të mirëqenies së tyre dhe për të sjellur ndryshime pozitive për transformim të ekonomisë sonë.