Një minutë heshtje për vrasjen mizore të Hamide Magashit
Prishtinë,
06/12/2022
Stafi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimës Hamide Magashi, e cila u vra nga bashkshorti i saj javën e kaluar.
Me këtë rast, ministrja Rozeta Hajdari ka shprehur indinjatën e thellë për rastin Magashi, por edhe për të gjitha rastet e tjera të vrasjes së grave, duke përmendur edhe rastin e parafundit, vrasjen mizore të arsimtares së gjeografisë, Sadije Godeni.
Ministrja Hajdari theksoi rëndësinë e familjes, - si institucioni më i shenjtë dhe determinues për bazën e një shoqërie të shëndoshë, rritjen dhe edukimin e brezave të rinj në frymën e tolerancës, paqes dhe respektit, në mënyrë që raste të tilla mos të përsëritën në shoqërinë tonë.