Lajme

Ministrja Hajdari u prit në takim nga kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Izrael – Kosovë

Prishtinë, 24/05/2023

Në Knesset të shtetit të Izraelit, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj.Rozeta Hajdari, u prit në takim nga kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Izrael - Kosovë, z. Erez Malul.

Z.Malul e falënderoi ministren Hajdari për vizitën, duke shprehur mirënjohjen më të thellë për popullin shqiptar që kishin ofruar mbrojtje dhe strehim ndaj hebrenjëve gjatë luftës së dytë botërore.

Ministrja Hajdari, duke e falënderuar z.Malul për njohjen e Kosovës nga Izraeli, njoftoi për qëllimin e vizitës së saj për forcimin e bashkëpunimit bilateral në shumë fusha me reformat dhe sukseset e Republikes së Kosovës, në veçanti për përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe përparësitë për investime në Kosovë.

Të dyja palët shprehën interesimin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.