Lajme

Ftesë për pjesëmarrje në Punëtorinë për mobilizim dhe siguri

Prishtinë, 31/08/2023

Të nderuar përfaqësues të bizneseve,

Ju ftojmë të merrni pjesë në Punëtorinë për mobilizim dhe siguri: Mbështetje Kontraktuese për Evropën Juglindore (ISOA Mobility & Security: Contracting Support for Southeastern Europe), e cila do të zhvillohet më 08 Shtator 2023. Kjo ngjarje është organizuar në bashkëpunim me International Stability Operations Association (ISOA), si asociacion që përfaqëson ekskluzivisht sektorin e stabilitetit në nivel botëror.

🚀 Programi i punëtorisë do të sjellë bashkë përdoruesit përfundimtarë, kontraktorët dhe furnizuesit e shërbimeve dhe produkteve të sigurisë. Përmes prezantimeve dhe diskutimeve të ekspertëve, do të trajtohen tematika të ndryshme si prokurimi ushtarak, logjistika e produkteve ushtarake, zgjidhjet e mbrojtjes dhe shumë të tjera.

💼 Aktiviteti do të prezantojë përditësimet e fundit në fushën e sigurisë, duke u përqendruar në kërkesat e Forcave të Armatosura Rajonale, NATO-s, Qeverisë së SHBA-ve dhe BE-së në Evropën Juglindore. Diskutimet do të përfshijnë sfidat rajonale, mundësitë e investimeve dhe zhvillimin e industrisë së sigurisë.

🗓️ Ngjarja do të mbahet në Hotel Emerald, të premten, më 8 shtator 2023, me fillimin e regjistrimit në ora 08:30.

Në këtë aktivitet do të jenë edhe kompanitë e ndryshme nga rajoni dhe bota, ku do mund të shkëmbehen informata që kanë të bëjnë me zhvillimin e industrisë së sigurisë.

🔆Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari dhe Ministri i Mbrojtjes, z. Ejup Maqedonci, do të marrin pjesë me fjalë rasti e në vazhdim të agjendës priten diskutime dhe reflektime të frytshme nga panelet e punëtorisë për mobilizim dhe siguri: Mbështetje Kontraktuese për Evropën Juglindore.

📌 Për të marrë pjesë, duhet të regjistroheni deri më datë 07.09.2023, përmes linkut në vijim:

https://stability-operations.org/events/EventDetails.aspx...

Sipas udhëzimeve nga ISOA kostoja e pjesëmarrjes është 250 dollarë (231.33 euro).

Bashkohuni me ne në këtë ngjarje të rëndësishme për të shkëmbyer informacione dhe zgjeruar njohuritë tuaja në fushën e sigurisë!

#ISOAMobilityandSecurity #ministriaeindustrisëndërmarrësisëdhetregtisë #MinistriaeMbrojtjes #BiznesiDheSiguria #Punëtoria2023 🤝🌍🛡️