Lajme

Ministrja Hajdari, mori pjesë në festivalin Hardh Fest

Prishtinë, 04/09/2023

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, mori pjesë në hapjen zyrtare të Festës së Vjeljes së Rrushit – Hardh Fest 2023, në Rahovec.

Në fjalën e saj të rastit, ministrja Hajdari, falënderoi në veçanti vreshtarët dhe fermerët për punën e tyre të pashembullt, për prodhimet e veçanta të rakisë dhe verës me të cilat tha se krenohemi brenda dhe jashtë vendit.

Ministrja Hajdari, festivalin Hardh Fest e cilësoi si festë e cila tashmë është shndërruar në shembull të qartë të suksesit dhe në bashkim e promovim të kulturës, trashëgimisë dhe potencialit që ka Republika e Kosovës.

Poashtu, ministrja Hajdari, theksoi rëndësinë e këtij festivali në aspektin e turizmit për shkak të vizitorëve të shumtë që sjell, duke përmendur edhe mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës si për zhvillimin e turizmit, gjithashtu edhe për bizneset vendore prodhuese dhe eksportuese, përmes instrumenteve dhe skemave të ndryshme për avancimin e teknologjisë, certifikim të produkteve për eksport, digjtalizim dhe trajnim, respektivisht përmes zbatimit të Politikës Industriale të hartuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e cila ka për synim që industria e Kosovës deri në vitin 2030 të jetë e integruar globalisht.

Ministrja Hajdari, njoftoi verëtarët e vyeshëm që MINT përmes Agjencisë së Pronësisë Industriale është duke punuar në procesin për miratim të treguesit gjeografik të prodhimeve të verës në regjionin e Rahovecit, si dhe uroi që vitin tjetër të përurohet edhe Parku Industrial në Opterushë, zonë ekonomike kjo e certifikuar dhe financuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me 1.5 milion euro, për më shumë hapësirë dhe shërbime për bizneset për të rritur prodhimet dhe ofruar produktet me vlerë të lartë të shtuar në tregun vendor dhe ndërkombëtar.