Ministrja Hajdari vizitë zyrtare në Austri, takoi ministrin Federal të Punës dhe Ekonomisë, Martin Kocher
Prishtinë,
08/02/2024
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, ka nisur sot vizitën zyrtare në Austri.
Takimin e parë Ministrja Hajdari e realizoi me Ministrin Federal të Punës dhe Ekonomisë së Austrisë, z. Martin Kocher.
Temë diskutimi me Ministrin Kocher ishte diskutimi i fushave të reja për bashkëpunim ekonomik me theks të veçantë në inovacion dhe teknologji si dhe në fushën e turizmit.
Ministrja Hajdari njoftoi për treguesit ekonomik dhe demokratik në rritje, si dhe politikat dhe reformat në përmirësimin e klimës për të bërit biznes dhe investime.
Gjatë takimit Ministrja Hajdari dhe Ministri Kocher u pajtuan për organizimin e sesionit të gjashtë të Komitetit të Përbashkët Ekonomik Kosovë - Austri i cili do të mbahet brenda gjysmës së parë të këtij viti.
Kosova dhe Austria kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale, ku Austria është një nga tri vendet e para me investime në vendin tonë.