Lajme

Ministrja Hajdari zhvilloi takime me akterë të rëndësishëm e përfaqësues të institucioneve në Austri

Prishtinë, 10/02/2024

Në kuadër të agjendës dy ditore te takimeve zyrtare në Austri, Ministrja Rozeta Hajdari me kolegë të kabinetit MINT dhe bashkëpuntorë nga CARE International dhe ECIKS, vazhdoi takimet me përfaqësues të institucioneve të shumta austriake që janë akterë të rëndësishëm në zhvillimin e ekosistemit të inovacionit në Austri, me qëllimin që përvojat më të mira në këtë fushë të adaptohen në kontekstin e vendit tonë.

Këto takime përfshijnë diskutimet e frytshme me drejtorë dhe ekspertë nga Shoqëria e Shërbimit Ekonomik të Austrisë (AWS), nga Agjencia e Biznesit në Vjenë ( BVS), lidhur me mjedisin e inovacionit, ekosistemin, financimin dhe grantet për inovacion, proceset e përzgjedhjes, bashkëpunimin me institucionet e sektorit privat dhe publik dhe bashkëpunimin me bizneset, si dhe vizita në ambientet e BioQendrës së Vjenës (VBC), një vend kryesor i shkencave të jetës, duke ofruar një kombinim unik të kërkimit, arsimit dhe bizneseve në një kampus të vetëm.