Ministrja Hajdari zhvilloi takim me presidentin e Federatës së Industrive Austriake, Georg Knill
Prishtinë,
11/02/2024
Takim tejet të frytshëm, ekipi nga Kosova me në krye Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, të shoqëruar nga Ambasadori në detyrë i Kosovës në Austri, z. Albinot Bimbashi, realizuan takim me Federatën e Industrive Austriak, ku u pritën ngrohtë nga Presidenti i Federatës z. Georg Knill.
Z. Knill dhe ekipi i tij shprehën interesim të lartë gjatë bisedës me Ministren Hajdari, ku ajo i njoftoi me reformat që Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë në përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe për tërheqjen e mbrojtjen e investimeve në vendin tonë.
Ministrja Hajdari dhe Presidenti Knill u pajtuan për një vizitë në Kosovë, të delegacionit nga industria austriake, me qëllim të njoftimit nga afër me potencialin e industrisë vendore dhe sjelljen e investimeve potenciale austriake në sektorë të ndryshëm industrial, e cila vizitë do të realizohet në gjysmën e parë të vitit 2024.