Lajme

Ministrja Hajdari u takua me Wolgang Hesoun, zëvendëspresident i Dhomës Ekonomike Federale Austriake (WKO)

Prishtinë, 11/02/2024

Gjatë këtij takimi z. Hesoun dhe kolegtë e tij, u njoftuan për zhvillimet e fundit me treguesit ekonomik dhe demokratik në rritje në Kosovë, dhe për reformat e reja për përmirësimin e ambientit për të bërit biznes dhe mbrojtjen e investimeve në vendin tonë.

Diskutimet e këtij takimi theksuan poashtu, edhe prioritetet dhe vullnetin e dyanshëm për të thelluar shkëmbimet në fushën e formimit profesional për nevojat e industrisë, për mbështetjen e nevojshme në finalizimin e hartimit të ligjit për Dhomën Ekonomike në Kosovë dhe zgjerimit të bashkëpunimit në fushat e reja ekonomike në kuadër të sesionit të gjashtë të Komitetit të Përbashkët Ekonomik Kosovë - Austri i cili do të mbahet brenda gjysmës së parë të këtij viti.


WKO funksionon si organizata amë federale për nëntë dhomat shtetërore dhe 110 shoqata tregtare për industri të ndryshme brenda sistemit të ekonomisë së Austrisë.