Mbi 50 biznese nga Kosova marrin pjesë në Forumin Ekonomik Kosovë - Slloveni
Prishtinë,
22/03/2024
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, mori pjesë në Forumin Ekonomik Kosovë - Slloveni së bashku me mbi 50 biznese pjesëmarrëse nga Kosova, i cili u mbajt në Kranjska Gora të Sllovenisë.
Pikërisht pjesëmarrja e lartë e bizneseve nga sektorët prioritar industrial si yje në rritje dhe forcë shtytëse për zhvillim social, ekonomik dhe mjedisor, dëshmon potencialin e madh për bashkëpunim me bizneset sllovene dhe integrim në zinxhirin e vlerës së industrisë automobilistike, të drurit, textilit, teknologjisë informative dhe turizmit dhe dedikimin për forcimin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë - Slloveni theksoi Ministrja Hajdari gjatë fjalës së saj.
Përveç Forumit të Biznesit me takime B2B ndërmjet 50 bizneseve kosovare dhe 50 bizneseve sllovene, takime B2B u realizuan edhe me dhjetëra biznese nga Polonia dhe Ukraina.
Organizimi i pjesëmarrjes së bizneseve nga Kosova u realizua nga Agjencia Për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë ( KIESA), kurse akomodimi i të gjitha këtyre bizneseve pjesëmarrêse nga Kosova u sigurua nga partneri i KIESA’së, “Caritas Switzerland”.
Një mundësi e shkëlqyer!