Lajme

Gjatë vizitës zyrtare në Slloveni, në kuadër të Forumit Ekonomik, ministrja Hajdari, zhvilloi takim me Ministrin e Ekonomisë, Turizmit dhe Sportit Matjaz Han

Prishtinë, 23/03/2024

Palët diskutuan për raportet bilaterale shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe u pajtuan për thellimin dhe forcimin e bashkëpunimit edhe më të fuqishëm për zhvillim ekonomik.

Ata theksuan se fushat ku mund të thellohet bashkëpunimi ekonomik janë:

✅ Industria

✅ Inovacioni

✅ Zhvillimi Teknologjik

✅ Përpunimi i Drurit dhe

✅ Turizmi

Për më shumë, Ministri Han ofroi mbështetjen për të sjellur përvojat dhe ekspertizën sllovene në realizimin e objektivave të agjendës së gjelbër në sektorët e ambientit, industrisë dhe energjisë.

Ministrat, gjatë takimit u pajtuan për ripërtërirjen e Marrëveshjes për Bashkëpunim Ekonomik, dhe nënshkrimin e Marrëveshjes për Mbrojtjen dhe Promovimin e Investimeve ( BIT) e cila pritet të nënshkruhet në Forumin e ardhshëm për Investime, gjatë muajve të ardhshëm në Kosovë.