Vetëm për dy muaj, 51 biznese të reja regjistrohen në komunat veriore të Kosovës
Prishtinë,
25/03/2024
Nga data 25.01.2024 deri më 25.03.2024, janë regjistruar 51 biznese të reja në komunat veriore të vendit, në zyrat e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).
Marrëveshjet për hapjen dhe konsolidimin e zyrave të ARBK-së në Mitrovicë Veriore dhe Leposaviq, u nënshkruan me kryetarët e këtyre komunave me 25 janar 2024, ndërsa marrëveshjet për hapjen dhe konsolidimin e zyrave të ARBK-së në Zubin Potok e Zveçan, u nënshkruan me kryetarët e këtyre komunave me 15 mars 2024.
Marrëveshjet e nënshkruara me kryetarët e komunave veriore, dëshmojnë angazhimin e përbashkët për të mbështetur zhvillimin e bizneseve në vendin tonë.
Prandaj, në këtë kontekst të frytshëm të zhvillimeve, MINT/ ARBK është duke vazhduar të përforcojë bashkëpunimin me autoritetet e komunave veriore, për të informuar dhe lehtësuar qasjen në programet dhe skemat mbështetëse për zhvillim të bizneseve vendore, me synim rritjen e mirëqenies socio - ekonomike për të gjithë qytetarët tanë.
Numrat e fundit të regjistrimit të bizneseve të reja gjatë periudhës 25 janar 2024 - 25 mars 2024:
Leposaviq: 18 biznese të reja
Zubin Potok: 7 biznese të reja
Zveçan: 12 biznese të reja
Mitrovica Veriore: 14 biznese të reja
Kjo është një shenjë inkurajuese për ekonominë lokale dhe një hap pozitiv drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në të gjithë vendin.