Lajme

Lajm i rëndësishëm për të gjitha bizneset në Kosovë!

Prishtinë, 27/03/2024

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), sot ka hapur tri grant skema të reja që janë në dispozicion për të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

Këto tri grant skema janë:

1️⃣ Grant skema për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese.

2️⃣ Grant skema për certifikimin e produkteve.

3️⃣ Grant skema për digjitalizimin e bizneseve.

💰 Vlera totale e mbështetjes është 2.5 milion euro, me shumën në vlerë financiare për secilën skemë, si në vijim:

1.7 milion euro për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese.

500 mijë euro për certifikimin e produkteve.

300 mijë euro për digjitalizimin e bizneseve, në bashkëpunim me projektin ECIKS dhe me mbështetje nga ADA Austriake.

📈 Qëllimi i kësaj mbështetjeje është të kontribuojë në rritjen e prodhimit dhe përpunimit, përmirësimin e bilancit tregtar, dhe të nxitë bizneset për të kontribuar në ekonominë qarkore dhe për të digjitalizuar bizneset e tyre.

📅 Afati për aplikim është deri më 19 prill 2024, dhe aplikimi bëhet përmes platformës e-Kosova të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit ( ASHI) :

https://ekosova.rks-gov.net/

ℹ️ Për më shumë informacion rreth procedurave të aplikimit dhe dokumentacionit të nevojshëm, mund të gjeni udhëzuesin për aplikuesit në Portalin e-Kosova dhe në web faqet e MINT dhe KIESA.

🟢Apliko për blerjen e makinerive prodhuese/përpunuese:

ekosova.rks-gov.net/502

🔵Apliko për përkrahjen financiare për certifikim të produkteve:

ekosova.rks-gov.net/501

🔴Apliko për mbulimin e shpenzimeve për transformim digjital:

ekosova.rks-gov.net/504

🎯 Përveç këtyre tri grant skemave, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, gjatë kësaj pranverë do të lansojë edhe tri grant skema të reja për zhvillim të inovacionit, turizmit dhe artizanateve.

MINT dhe KIESA janë të përkushtuar në përkrahjen e vazhdueshme të bizneseve në Kosovë, që të jenë konkurruese me produkte me vlerë të lartë të shtuar dhe rrisin më tej eksportin në tregun ndërkombëtar!