Lajme

INSPEKTORATI QENDROR I MBIKËQYRJES SË TREGUT SEKUESTRON 13,661.00 LITËR TË PRODUKTIT DIZEL JO CILËSOR

Prishtinë, 29/03/2024

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, gjatë kontrolleve në tregun e brendshëm të Republikës së Kosovës, ka sekuestruar 13,661.00 Litër (trembëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e një litër) dizel, të cilat janë hasur në treg të brendshëm pa i plotësuar vlerat e caktuara të cilësisë.

Në bazë të raporteve të testimit të mostrave të marra ka rezultuar që produkti Dizel është në kundërshtim me vlerat e caktuara të U.A. 01/2017 për cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht IQMT garanton konsumatorët dhe bizneset e përgjegjshme se nuk do të lejohen në tregun e brendshëm të Republikës së Kosovës, të qarkullojnë produkte që nuk i plotësojnë kërkesat ligjore, e gjithë kjo në interes të mbrojtjes së konsumatorit, vendosjes së produkteve cilësore në treg si dhe mbrojtjes së konkurrencës së drejtë në treg.