Lajme

Ministrja Hajdari priti në takim përfaqësues të lartë të Korporatës Vermeer, me bazë në Iowa të SHBA-së

Prishtinë, 12/04/2024

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, priti në takim përfaqësues të lartë të Korporatës Vermeer, me bazë në Iowa të SHBA-së, përkatësisht Drejtorin e Lartë për Zhvillim Ndërkombëtar të Biznesit, z. Daryl Bouwkamp dhe bashkëpunëtorët e tij z. Bruce Braithwaitte, Menaxher i Lartë Rajonal dhe z. Ivan Alfirević, Menaxher i Përgjithshëm për Evropën Juglindore.

Ministrja Hajdari mirëpriti interesimin e përfaqësuesve të lartë të korporatës Vermeer për t’u njoftuar më afër me kontekstin e vendit tonë, me qëllimin e tyre për të ofruar zgjidhjet inovative të Vermeer në tregun e Kosovës. Ajo i njoftoi nga afër lidhur me progresin e përgjithshëm dhe reformat strukturore me ndikim në përmirësimin e ambientit për të bërit biznes në vendin tonë.

KKorporata Vermeer është ndërtuar mbi një histori të pasur inovacioni dhe shpikjeje që përfshin më shumë se 70 vjet. Ajo që filloi me një ngritës mekanik për vagonët e grurit është shndërruar në një kompani botërore që prodhon pajisje industriale për një mori industrish, duke përfshirë biomasën, ndërtimin, minierat sipërfaqësore dhe riciklimin organik.

Diskutimet kryesore të këtij takimi konkluduan me shprehje të interesimit nga përfaqësuesit e lartë të Vermeer për gjetjen, trajnimin dhe zhvillimin e fuqisë punëtore, të përgatitur për të ardhmen, si dhe për të përkrahur kompanitë kosovare me përdorimin e zgjidhjeve të Vermeer