Zëvendësministri Arifaj mori pjesë në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare
Prishtinë,
17/04/2024
Zëvendësministri i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, z. Mentor Arifaj mori pjesë në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, në një takim të përbashkët të Kllasterëve për ICT dhe E-Commerce.
Temë e takimit ishte diskutimi mbi hartimin e Ligjit për Tregti Elektronike, duke adresuar çështjet e mungesës së Domenit të Nivelit të Lartë dhe funksionalizimin e Nënshkrimit Digjital.
Me këtë rast zëvendësministri Arifaj, theksoi infrastrukturën ligjore në fuqi për mbrojtjen e konsumatorëve, duke përfshirë mbrojtjen e tyre edhe gjatë tregtisë elektronike si dhe foli për hartimin e ligjit të ri për tregtinë e brendshme, i cili përfshin edhe pjesën që ka të bëjë me tregtinë në distancë.
Në takim u theksua nevoja për prezencën e monitorimit të shitjeve elektronike, në mënyrë që bizneset të jenë operatorë të regjistruar dhe të iu përmbahen rregullave që nuk i dëmtojnë konsumatorët e tyre.
Në fund të diskutimit, u konkludua se takimet e tilla kontribuojnë në ngritjen e rregullativave ligjore në vendin tonë që kanë të bëjnë me tregtinë elektronike.