Shërbime të Reja në Fushën e Metrologjisë në Kosovë!
Prishtinë,
22/04/2024
Në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës (AMK),në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për herë të parë u krijua hapësira e nevojshme laboratorike dhe u pajisë për të ofruar shërbime të specializuara në fushën e gjatësisë dhe matjeve dimensionale.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt avancimit të cilësisë dhe saktësisë në mjedisin industrial dhe shkencor të vendit tonë.
Pas një furnizimi të suksesshëm me pajisje etalon dhe aksesorë të laboratorit kalibrues, si dhe trajnimeve profesionale të ekspertëve në fushën e gjatësisë dhe matjeve dimensionale, AMK është gati të ofrojë një gamë të gjerë të shërbimeve të kalibrimit për sektorin industrial dhe shkencor në Kosovë.
Shërbimet e ofruara në këtë laborator përfshijnë:
kalibrimin e metrave shirit metalik
kalibrimin e metrave të drurit
kalibrimin e metrave laserikë me rreze laserike
kalibrimin e instrumenteve të matjeve dimensionale të ndryshme të dimensioneve të jashtme dhe të brendshme
kalibrimin e mikrometrave
kalibrimin e instrumenteve për matjen e thellësisë së produkteve të ngurta si metalike, plastike dhe të drurit.
Ky laborator është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së cilësisë, saktësisë dhe eksportit në mjedisin e prodhimit dhe shkencës në Kosovë.
Integrimi i këtij laboratori në Sistemin e Cilësisë të AMK-së do të sigurojë që pajisjet dhe proceset në industri dhe shkencë të përfitojnë nga standarde të larta të cilësisë dhe saktësisë.