Lajme

Ministrja Hajdari dhe kryeministri Kurti vizituan Panairin e Hannover Messe 2024, në Gjermani

Prishtinë, 23/04/2024

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, vizituan sot Panairin e Hannover Messe 2024, në Gjermani, ku së pari u mirëpritën nga Dr. Jochen Köckler, Kryetar i Bordit Drejtues të Deutsche Messe AG me qendër në Hannover.

Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja Rozeta Hajdari, së bashku me kolegët dhe në shoqërim nga ambasadori i Kosovës në Gjermani, z. Faruk Ajeti, vizituan Pavijonin e Republikës së Kosovës me dhjetë biznese vendore pjesëmarrëse për herë të parë në këtë panair, respektivisht pesë nga teknologjia informative dhe pesë nga sektori metal përpunues.

Pjesëmarrja e këtyre bizneseve u mundësua nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë ( KIESA) në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Në vazhdim, u vizituan edhe kompanitë me renome botërore, si Schneider Electric, Microsoft, Siemens, Bosch Rexrot.