Ministrja Hajdari priti në takim Heleni Vakali, Shefe e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Republikën e Kosovës
Prishtinë,
13/05/2024
Ministrja Hajdari mirëpriti njoftimin nga Ambasadorja Vakali për organizimin e një vizite të një delegacioni grek në Prishtinë, gjatë muajit qershor, me përbërje të bizneseve greke dhe i kryesuar nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme për Diplomacinë Ekonomike të Greqisë, Kostas Fragogiannis .
Kjo ngjarje do të shënohet me qëllim për të njohur më afër ambientin e të bërit biznes në vendin tonë dhe për të krijuar lidhje e takime me ndërmarrës dhe përfaqësues të institucioneve në Kosovë, me qëllim rritjen e bashkëpunimit ekonomik në mes Kosovës e Greqisë.
Ministrja Hajdari ofroi mbështetjen e plotë për të lehtësuar edhe një udhëtim njohës në vendin tonë, duke i ftuar mediat, operatorët turistik dhe bizneset greke për vizitë në Kosovë ( FAM Trip) për qëllim rrjetëzimin dhe thellimin e bashkëpunimeve në fusha të ndryshme ekonomike në mes dy vendeve.