Lajme

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, priti në takim miqësor Ambasadorin e Norvegjisë në Shqipëri, z. Jens Erik Grøndah

Prishtinë, 14/05/2024

Takimi u zhvillua në frymë tejet pozitive, ku Ministrja Hajdari dhe Ambasadori Grøndahl vlerësuan lartë raportet shumë të mira ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë.

Ministrja Hajdari me këtë rast e njoftoi Ambasadorin Grøndahl për progresin e arritur në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe njëherit e falëndëroi për mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë në procesin e negociatave për finalizimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA.

Hajdari dhe Grøndahl diskutuan për mundësitë e mira të intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik në mes Kosovës dhe Norvegjisë.