Lajme

Nga 3 deri më 5 qershor 2024, në Gjenevë u mbajt raundi i tretë i negociatave ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shteteve anëtare në EFTA

Prishtinë, 06/06/2024

Delegacionet e palëve negociuese të Kosovës dhe të EFTA-s, të bashkë kryesuara nga z. Zef Dedaj, U.d. Drejtor i Përgjithshëm i KIESA-s dhe z. Kushtrim Dakaj, Shef i Stafit të Kabinetit në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe nga Znj. Karin Büchel, Ministre në Sekretariatin Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike, bënë përparim në të gjitha fushat e negociatave, duke përfunduar çeshtjet sanitare dhe fitosanitare, barrierat teknike tregtare, pronësinë intelektuale, si dhe aneksin e shërbimeve financiare.

Ndërsa, për Aneksin mbi Mandatin e Nënkomitetit për Tregtinë e Mallrave, në veçanti për produktet bujqësore, sektorët e shërbimeve, si dhe për çështjen antidamping, dy delegacionet ranë dakord që të vazhdojnë punën e tyre përmes takimeve virtuale në mënyrë që, në raundin e katërt të negociatave, që do të mbahet në shtator të këtij viti në Prishtinë, të përfundohet Marrëveshja e Tregtisë së Lirē për Mallra dhe Shërbime me vendet anëtare të EFTA-s.

Vlen të theksohet se Kosova, është i vetmi shtet në rajon që në kuadër të kësaj Marrëveshjeje të Tregtisë së Lirë me vendet anëtare në EFTA- s, përveç negocimit për tregtinë e lirë tē mallrave, po negocion edhe kapitullin e tregtisë së shërbimeve.