Lajme

Inspektorati Qendror i Tregut sekuestron qindra produkte të rrezikshme

Prishtinë, 19/06/2024

📍 Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, informon konsumatorët se ka sekuestruar qindra produkte që paraqesin rrezik serioz për përdoruesit.

⚠️ Identifikimi i këtyre produkteve është bërë në bazë të njoftimeve nga sistemi RAPEX dhe mbikëqyrjes së tregut të brendshëm, duke konstatuar se nuk plotësojnë kriteret themelore të sigurisë së produkteve. Kjo ka rezultuar në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të pajisjeve elektrike dhe mekanike që paraqesin rrezik.

⚖️Në përputhje me legjislacionin në fuqi, Inspektorati i Tregut ka shqiptuar një numër të madh gjobash për shkelësit.

🔔 Ftojmë qytetarët-konsumatorë që të jenë të vëmendshëm gjatë blerjeve dhe për çdo shkelje të të drejtave të tyre të raportojnë në:

📞 Tel: 0800 11000

📧 E-mail: konsumatori@rks-gov.net

Të gjitha kërkesat dhe raportimet tuaja do të shqyrtohen me kujdes.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin tuaj!

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, mbetet e përkushtuar për sigurinë tuaj!