Lajme

Ministrja Hajdari dhe Zëvedësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të KIESA-s Dedaj vizituan kompaninë “Plastika” ShPK

Prishtinë, 20/06/2024

Kompania “Plastika” ShPK ishte vendosur ndër kompanitë e para në Parkun Industrial në Drenas, që nga viti 2010, me një sipërfaqe prej 160 ari dhe ka dhënë kontribut të konsiderueshëm në prodhim dhe eksport të sektorit të plastikës.

Kjo kompani merret me grumbullimin, riciklimin, prodhimin dhe përpunimin e plastikes dhe produkteve të saj, duke punësuar rreth 40 punonjës brenda parkut.

Fatkeqësisht, kjo kompani me 11.03.2024 ishte kapluar nga zjarri duke pësuar dëme mjaft të mëdha dhe duke shuar aktualisht aktivitetet e saj biznesore brenda parkut, rrjedhimisht duke rezultuar edhe me largimin e rreth 40 punonjësve.

Ministrja Hajdari shprehu keqardhje për rastin dhe njëherit e njoftoi z. Shabani se si hap i parë për mbëshetje nga MINT dhe në frymë pozitive janë ofruar mundësitë për lirim nga qiraja, në koordinim me komunën e Drenasit dhe do të shqyrtohen edhe mundësi të tjera modeste sipas legjislacionit në fuqi.